Kërkesa e Ramës, dorëhiqen gjashtë drejtues në Shkodër

Shqipëria

Kërkesa e Ramës, dorëhiqen gjashtë drejtues në Shkodër

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 15:29
Edi Rama

Pa u mbushur 24 orë nga mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku u vendos për largimin e drejtuesve të drejtorive në Shkodër, disa prej tyre kanë dhënë vetë dorëheqjen.

Top Channel mëson se janë gjashtë drejtues drejtorie, përfshirë kryetarin e PS në Shkodër, që kanë dhënë sot dorëheqjen.

Janë dorëhequr:

Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër,

Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër,

Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës,

Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër),

Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër,

Astrit Beci – Drejtor i Shëndetit Publik Shkodër.

Pas skandalit me Valdrin Pjetri, kryeministri Edi Rama kërkoi ristrukturimin e PS dhe të drejtorive në Shkodër. Ai ka urdhëruar që në krye të drejtorive të emërohen vetëm gra.

Shkodër, vetëm gra drejtuese. Si po pritet vendimi i kryeministrit për shkarkimin e burrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat