“Stop Informalitetit”/ 10 mijë shkarkime të aplikacionit, 982 denoncime në dhjetë ditët e para

Shqipëria

“Stop Informalitetit”/ 10 mijë shkarkime të aplikacionit, 982 denoncime në dhjetë ditët e para

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 22:07
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje se numri i qytetarëve që kanë shkarkuar aplikacionin “STOP INFORMALITETIT” e kaloi numrin 10 mijë, duke inkurajuar bashkimin me luftën kundër informalitetit.

Kryeministri shprehet se “kalon në 10.458 numri i qytetarëve që kanë shkarkuar aplikacionin STOP INFORMALITETIT.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me 982 denoncimet e tyre, në këto 10 ditë të para të aplikacionit dhe të gjithë të tjerëve, që duke e shkarkuar aplikacionin janë përfshirë në këtë luftë për të afruar të ardhmen”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama fton qytetarët t’i bashkohen kësaj lufte kundër informalitetit, duke i garantuar ata se denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave është 100% i sigurtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat