Greqi/Zbardhet dëshmia e vrasësit të shqiptarit: I thashë që s’kishim shkuar për atë

Shqipëria

Greqi/Zbardhet dëshmia e vrasësit të shqiptarit: I thashë që s’kishim shkuar për atë

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 09:47
Ilustrim

Zbardhet dëshmia e njërit prej të akuzuarve për vrasjen e shqiptarit, që ishte roje sigurie në një kompani në Korydallos të Greqisë. Bëhet fjalë për ngjarjen e 17 qershorit, ky dy persona dhunuan për vdekje 68-vjeçarin shqiptar, që po ruante objektin. Vrasësit kishte shkuar atje për të vjedhë pajisje, pasi nuk ishin paguar për punën e bërë nga pronari i kompanisë.

“Kur N., mbërriti në objekt, u vu re nga roja që ishte brenda sepse po bënte zhurmë. Ata filluan një përleshje dhe roja i tha- ‘largohu!’-, dhe N., iu përgjigj,-‘nuk kemi ardhur për ty. Nuk të shqetësojmë’. Nuk prisnim që ta gjenim rojën brenda. Në atë moment N., u hodh nga dritarja dhe unë hyra nëpërmjet derës. Dera ishte e mbyllur. E godita dhe e theva. Pastaj u ktheva dhe shtyva një derë që ishte ngjitur. Ajo u hap dhe hyra në dhomën ku N., ishte me rojën. Roja kishte një shishe me ujë në duar dhe po përpiqej të gjuante N., por nuk e goditi.

N., e qëlloi me duar në fytyrë dhe i tha që të ndalet. Papritur roja më pa mua që po i afrohesha dhe u tremb. Bëri një hap prapa dhe u rrëzua. Ndërkohë, ai vazhdonte që të mbante në duar shishen me ujë. Në këto momente u përkula mbi të dhe pashë gjak që rridhte poshtë kokës së tij. E ngrita lart dhe e vendosa në një tavolinë. Ishte mirë dhe s’kishte probleme.

N., nuk bëri gjë. Ai thjeshtë po shikonte. I  thashë rojës që nuk donim ta lëndonim dhe e qetësuam. Dua t’ju them se nuk kisha frikë se mos njihesha nga roja sepse kur isha duke punuar tek S., ai s’më kishte parë. Punonte  vetëm natën. Unë u ruajta vetëm nga kamerat në mënyrë që S., të mos më shihte dhe të më njihte … ” , ka thënë i akuzuari për vrasjen e shqiptarit në polici.

Pavarësisht dëshmisë, shqiptari 68 vjeç u  gjet me duar të lidhura me litar, brenda ambienteve të kompanisë. Ai gjeti vdekjen në spital për shkak të goditjeve që kishte marrë nga grabitësit. I arrestuari ka vazhduar me dëshminë e tij, duke thënë se i lidhi  duart rojës që të mos njoftonte policinë.

“Ne kishim shkuar aty për të marrë mjetet që doja dhe të largoheshim. Nuk donim që roja të bënte telefonata për të na denoncuar dhe gjeta një litar në zyrë dhe e ula në karrige, ku i lidha duart. I  thashë të mos telefononte njeri. Unë i thashë N., dhe shkuam në  dhomën tjetër par të marrë mjetet. Pasi i morëm, u nisëm menjëherë me makinë. Nuk u larguam nga rruga që hymë në kompani, por ikëm nga dera kryesore, ku hyjnë kamionët. E dija që S., kishte kamera atje, por ai vetëm do të na shikonte kurrizin, kështu që unë i thashë N., të ruhej dhe të mos kthehej që t’i identifikohej  fytyra”, rrëfen sërish i akuzuari për vrasje.

Autoritetet zbuluan se një nga vëllezërit të përfshirë në grabitjen me pasoja vrasjen e shqiptarit, ka qenë i akuzuar për vrasjen e një çifti në vitin 1995.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat