Plane për fundjavën? Ditët e fundit të gushtit sjellin shira

Shqipëria

Plane për fundjavën? Ditët e fundit të gushtit sjellin shira

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 18:31
Ilustrim

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë këtë fundjavë, por më të dukshme, vranësirat do të jenë në zonën malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës së premte do të ketë një zhvillim të vranësirave duke gjeneruar rebeshe të izoluar shiu, shoqëruar edhe me stuhi ere, raportohet nga Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë në zbritje në orët e para të ditës, por mbeten të pandryshueshme në mesditë, duke bërë që vlerat ekstreme të variojnë nga 16 gradë në mëngjes dhe maksimumi në mesditë, 36 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare deri dhe e fortë me një shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat