Do digjte mbeturinat, por i vuri flakën fshatit, procedohet gruaja 50- vjeçare

Shqipëria

Do digjte mbeturinat, por i vuri flakën fshatit, procedohet gruaja 50- vjeçare

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Policia e Pogradecit filloi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj një shtetase 50-vjeçare, banore në fshatin Grabovicë.

Gruaja me iniciale N.B nisi të digjte një sasi mbeturinash, por zjarri i doli jashtë kontrollit dhe për pasojë dogji një sipërfaqe prej 5 dynymë vreshtë, barishte dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat