61-vjeçarja tenton të vrasë veten me armë zjarri

Shqipëria

61-vjeçarja tenton të vrasë veten me armë zjarri

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një 61-vjeçare ka tentuar të vrasë veten në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të qytetit, ku Rufajete Azisolli është vetëplagosur me armë zjarri.

Sipas policisë e plagosura është nisur me urgjencë në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ajo ka qenë vetë në dhomë në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmijët ndodheshin në banesë.

“Më datë 31.08.2019, në lagjen Nr. 14, Durrës, në banesë ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, shtetasja R.H., 61 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat