Agim Nesho: Diaspora është një urë lidhëse për fuqizimin dhe rritjen e autoritetit të Shqipërisë

Shqipëria

Agim Nesho: Diaspora është një urë lidhëse për fuqizimin dhe rritjen e autoritetit të Shqipërisë

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 20:07
Agim Nesho

Në episodin e radhës të”Diaspora”, sonte në orën 20:00, në kanalin e YouTube, i ftuar është diplomati Agim Nesho, ambasador i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë për diasporën shqiptare në Amerikë.

Në intervistën e tij, ai thekson fuqizimin e diasporës në ndihmë të ekonomisë së vendit, si dhe të drejtën e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Si është ndalur në një periudhë shumë delikate, në vitin 1999, në misionin e tij gjatë krizës në Kosovë dhe negociatat me Këshillin e Sigurimit, për t’i dhënë legjitimitet forcave të NATO-s, për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin e ushtruar nga regjimi i Millosheviçit.

Përballja në Këshillin e Sigurimit me Sergey Lavrov, dhe deklarata e tij që tejkaloi dhimbjen në Këshillin e Sigurimit :

“Shqiptarët e dinë që ka një çmim, dhe ky është çmimi i lirisë. Shqiptarët do të luftojnë deri në fund. Ky është një mision që çliron dhe jep prespektivë në të ardhmen,” deklaron Nesho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat