Rrokaj: Opozita e gatshme për bashkëpunim me PS

Shqipëria

Rrokaj: Opozita e gatshme për bashkëpunim me PS

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 00:53
Kuvendi i Shqipëris

Ish-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj tha se opozita është e gatshme për bashkëpunim me PS, por kjo e fundit të mos ketë statusin e qeverisë. I ftuar në studion e lajmeve në Ora New, Rrokaj u shpreh se opozita do të vazhdojë aksionin me protesta, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Opozita gjithmonë e ka shprehur vullnetin e saj për një marrëveshje me PS, një marrëveshje duke mos njohur statusin e qeverisë së kësaj mazhorance, sepse sipas opozitës kjo qeveri ka ardhur në pushtet me vota të blera. Këtë shtator opozita do të vazhdojë aksionin opozitar të protestës. Opozita ka propozuar pikat e para të bashkëpunimit politik me mazhorancën në 3 drejtimet themelore, që është vetingu në politik, dekriminalizimi i ekonomisë dhe dekriminalizimit të zgjedhjeve.

Ky shtator duhet të jetë një apel, refleksion i thellë për mazhorancën e cila duhet të hedhë hapin e parë të bashkëpunimit. Bashkëpunimi nuk mund të vendoset mes një kryetari partie që përfaqëson opozitën që është Basha dhe kryeministri. Bashkëpunimi bëhet në rangje politike, kryetarë partish”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat