Konvikti në Korçë, me pamje të re. Rama inspekton punimet

Shqipëria

Konvikti në Korçë, me pamje të re. Rama inspekton punimet

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 12:56
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Korçës për të vizituar kantierin e ndërtimit të godinës së studentëve. Godina  në fjalë prej 4 vitesh ishte braktisur dhe sot kanë nisur punimet për rikonstruksionin e saj.

Më parë shërbente për akomodimin e vajzave edhe është 5 katëshe me 176 dhoma. Do të ketë 2 studentë në dhomë dhe më parë ka qenë 4-6 studentë në dhomë.

Ky investim i qeverisë pritet që të  sjellë rritje të fluksit të studentëve që duan të akomodohen në këtë godinë, me çmime të arsyeshme.

Sipas kryeministrit, rikonstruksioni godinës pritet të përmirësojë rrënjësisht jetesën për studentët konviktorë. Sipas tij, investimet nuk do të ndalen me kaq, por do të ndërhyhet  edhe në pjesën tjetër të këtij kampusi të vogël dhe do të bëhet lidhja e tij me Parkun Olimpik?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat