Italiani gjendet pas 14 vitesh në fund të liqenit, ja pse dyshohet gruaja e tij shqiptare

Shqipëria

Italiani gjendet pas 14 vitesh në fund të liqenit, ja pse dyshohet gruaja e tij shqiptare

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Kufoma e dekompozuar e një italiani 59-vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali.

Ata denoncuan menjëherë në Polici, ku u shprehën se na makinën e zhytur 80 metra në fund të liqenit kishin parë një kufomë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta i cili njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për më tepër që zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale për likuidimet e saj.

Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.

Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cila ia sillte në shtëpi një shqiptar.

Madje sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij, ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.

Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai, transmetojnë mediet shqiptare.

Ajo që i bën të dyshojë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat