Kuvend nis punën me përplasjet me presidentin, do jetë shtator i ngjeshur

Shqipëria

Kuvend nis punën me përplasjet me presidentin, do jetë shtator i ngjeshur

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:50
Gramos Ruçi

Përplasjet me presidentin do të jenë temat kryesore të debatit në parlament në këtë shtator.

Konferenca e  kryetarëve e mbledhur sot për herë të parë për këtë sesion parlamentar do të diskutojë më 12 shtator dekretet e presidentit Ilir Meta i cili ktheu për rishqyrtim në kuvend 9 pr/ligje.

Bëhet e ditur se më 19 shtator do të jetë seanca e fundit e diskutimeve të dekreteve të kreut të shtetit dhe me shumë gjasa, do të votohet kundër.

Ndër çështjet më të debatuara që janë kthyer për rishqyrtim, janë Kodi Penal dhe pr/ligje që kanë të bëjnë me kontrata koncesionare të PPP. Me nisjen e sesionit të ri parlamentar do të nisë punën dhe komisioni hetimor për shkarkimin e  presidentit Meta. Për këtë çështje në Tiranë pritet të mbërrijnë dhe përfaqësues të Komisionit të Venecias.

Burimet kanë bërë të ditur se delegacioni do të ketë takime me presidentin por dhe  me përfaqësuesit e komisionit hetimor.

Mazhoranca kërkoi shkarkimin e presidentit pas zhdekretimit të  zgjedhjeve të 30 qershorit. PS e quajti antikushtetues një vendim të tillë.

Ndërsa për opoziten protestat do të jenë sërish arma e fortë që pritet të përdorë opozita për largimin  qeverisë, ndërsa paralelisht do të parashtrohet edhe oferta e opozitës për nesër në qeveri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat