Gjendet i vdekur në banesë vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, detajet e para

Shqipëria

Gjendet i vdekur në banesë vëllai i vrasësit të Naim Zyberit, detajet e para

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:33
Gerd Gjinerari dhe Naim Zyberi

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Lukovë, në rrethana engimatike Uliks Gjenerali, 40 vjeç.

Ai u gjet nga djali i tij i mitur, ndërsa policia e Sarandës ka mbërritur në vendngjarje.

Pritet autopsia ne spitalin e Sarandës per te zbardhur shkaqet e vdekjes se tij.

Uliks Gjenerali është vëllai i Gert Gjeneralit, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Naim Zyberit.

NGJARJA

Gerd Gjinarari u arrestua në Itali me akuzën për vrasjen e Naim Zyberit në një spital në Milano, vrasje e kryer së bashku me mikun e tij Arben Grori. Ai u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, pas vendimit që gjykata italiane mori për dënimin e tij me burg përjetë. Por 45-vjeçari duke shfrytëzuar gjykatat shqiptare ka kërkuar të hetohet në gjendjen që është dosja, duke përfituar uljen e dënimit në 25 vjet.

Nuk kaluan më shumë se vetëm 5 vite nga ekstradimi, kur i akuzuari për vrasjen e bujshme kërkoi nga gjykata e Korçës lirimin me kusht, kërkesë që e bazon në sjelljen shembullore, rehabilitimin e tij dhe rikthimin si i integruar në shoqëri. Në vendimin e gjykatës cilësohej se Gjinarari kishte normalizmim të marrëdhënieve edhe me trashëgimtarët e viktimave.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat