Elbasani goditet nga një stuhi e fuqishme

Shqipëria

Elbasani goditet nga një stuhi e fuqishme

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:27
Elbasani

Ditën e sotme qyteti i Elbasanit është goditur nga një stuhi ere e reshje intensive shiu në të gjithë zonën.

Si pasojë e reshjeve në qytet janë përmbytur disa rrugë dhe disa bodrume.

Në terren kanë dalë forcat zjarrfikëse të cilat po bëjnë të mundur largimin e ujit nga rrugët dhe bodrumet e përmbytura.

Zyrtarisht vendi ka hyrë në stinën e vjeshtës.

Ditën e sotme në të gjithë vendin ka pasur shtim të vranësirave dhe të erës. Ndërkohë qyteti i Elbasanit dhe i Beratit është goditur nga stuhitë.

“Report Tv”, raporton se në qytet ka pasur edhe reshje breshri e rrëshqitje dherash që kanë bllokuar rrugët. Po ashtu raportohet se nga erërat e forta janë shkulur edhe disa pemë.

Si pasojë e reshjeve të dendura në qytet janë krijuar edhe disa probleme ku në lagjen 5 maj janë përmbytur disa bodrume dhe disa rrugë.

Në terren për të vëzhguar situatën ka qenë edhe kreu i Bashkisë, Gledian Llatja.

Ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë dalë në terren duke ndihmuar në heqjen e ujit në rrugë dhe në bodrumet e përmbytura.

Edhe në qytetet e tjera të vendit ditën e sotme janë shtuar vranësirat dhe rrymat ajrore kanë qenë më të forta.

Ndërkohë sipas Meto-Alb pasditja e sotme shton vranësirat në jug dhe qendër të vendit duke sjellë shira të përkohshëm.

Herë pas here do të ketë stuhi afat-shkurta të erës, më të theksuara në zonat bregdetare.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat