Nis sesioni i ri parlamentar. Ruçi: Kushtetuta u rezistoi aventurave si asnjëherë më parë, duke shpëtuar sistemin nga anarkia dhe…

Shqipëria

Nis sesioni i ri parlamentar. Ruçi: Kushtetuta u rezistoi aventurave si asnjëherë më parë, duke shpëtuar sistemin nga anarkia dhe…

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:37
Gramoz Ruçi

Parlamenti i Shqipërisë ka nisur sesionin e ri parlamentar.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha midis të tjerash në fjalën e tij, se Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi.

“Kuvendi përballoi me dinjitet sfida të jashtëzakonshme dhe unike. Demokracia liberale si asnjëherë gjatë tre dekadave u provua si demokraci kushtetuese dhe vetë konstutucionalizmi si tendencë solide e saj. Si asnjëherë në historinë e pluralizmi, Kushtetuta u rezistoi aventurave duke shpëtuar kështu sistemin demokratik të Shqipërisë nga anarkia dhe kaosi. Reforma në drejtësi ishte argumenti më bindës për rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë”, theksoi Ruçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat