Ngjela: Nëse shkarkohet Meta si President, Shqipëria hap negociatat

Shqipëria

Ngjela: Nëse shkarkohet Meta si President, Shqipëria hap negociatat

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 21:30
Spartak Ngjela

Beteja më e afërt e mazhorancës është shkarkimi i Ilir Metës si President.

Më 8-9 shtator pritet të vijnë edhe përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Avokati, Spartak Ngjela, thotë se shkarkimi i Kreut të Shtetit do të shënonte një hap përpara për stabilitetin e koshiencës së ligjit, drejtësisë dhe antikorrupsionit në Shqipëri.   

I ftuar në RTV Ora, Ngjela është i bindur se opozita e re do të japë votat e saj.

“100%. Nuk diskutohet fare. E para do të shikojmë vendimin e komisionit të hetimit parlamentar. Do të japë ai raportin e vet, raporti do të votohet në një seancë plenare që duhet të marrë 94 vota të cilat janë dhe do të shkojë përpara Gjykatës Kushtetuese.

Konflikti midis Metës, Berishës dhe Bashës sot qëndron pse ikën nga parlamenti. Po të ishin ata si bënin kurrë 94 vota. Këtu lindi konflikti dhe ai caktoi datën 13 për të shpëtuar veten. Caktimi i datës 13 jashtë kompetencës së tij përbën krim kushtetues. Venecia këtë do të thotë, është shkelje e rëndë e Kushetutës. Ka marrë fund”, tha ai.

Shkarkimin e Metës, Ngjela e sheh edhe kushtin kryesor për hapjen e negociatave.

“Njëlloj si kushti që kishte Kroacia me Kryeministrin.Që Meta ka dyshime të mëdha për korrupsioin e dinë edhe pulat e lagjes që e kanë hetuar. Duhet një goditje që të ulin veshët të tjerët. Antikorrupsioni me ndërkombëtarët do të japë një goditje. Meta vajti vetë si cjapi te kasapi. Kishte dhe tre vjet rezervë që të mos prekej si President. Ai shkeli Kushtetutën.Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon akuzën Shqipëria hyn në Perëndim. Mendohet se filloi lufta kundër korrupsionit”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat