53 mln lekë i zhvati vetëm me Facebook! Lirohet nga burgu shqiptarja që hiqej si aktorja e njohur

Shqipëria

53 mln lekë i zhvati vetëm me Facebook! Lirohet nga burgu shqiptarja që hiqej si aktorja e njohur

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:36
Enertila Beqja

Enertila Beqja, vajza që futi në kurth dhe mashtroi punonjësin e postës në Durrës, Bajrush Ahmeti, është liruar nga qelia duke ju falur prej 9 muaj e 1 ditë burgim, kohë kjo që i kishte mbetur nga dënimi me 3.4 vite burgim. Vendimi për lirimin e vajzës nga Durrësi që mashtroi për martesë djalin e mësipërm me adrresa falso, është marë në fund të muajit Korrik 2019 nga gjyqtari i Tiranës Besnik Hoxha. Sipas vendimit të lirimit me kusht, Enertila Beqja, ka dy prindër të sëmurë dhe të paralizuar dhe e ka të nevosjshme për ti qëndruar pranë me kujdes dhe të ardhura financiare dy prindërve.

Për të bindur gjyqtarin Hoxha, Enertila Beqja ka depozituar në gjykatë dhe një kontratë pune me një Bar-Restorant në Durrës, ku ajo do punësohet si sanitare (Pastruese).Kërkesa e saj është pranuar nga gjykata e cila vendosi që Enertila Beqja ti falte 9 muaj e 1 ditë burgim, me kushtin që ajo të punësohet si pastruese pranë këtij restoranti dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale. Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit Enertila Beqja mashtronte djemtë e rinj, duke u prezantuar në Facebook si superfemër, pasi e improvizonte dhe me fotografi të rreme dhe të shkarkuara nga interneti. Djemve u premtonte martesë, por më parë u vinte kushte të forta që për një takim me këtë superfemër ata duhet të paguanin apo të jepnin diçka materiale. Ajo maskohej pas 7 profileve të rremë në Facebook, duke mashtruar persona të ndryshëm.

Një ndër profilet e saj të hapura ishte dhe një me emrin e këngëtarit të njohur “Aleksandër Gjoka”, duke vijuar më pas me “Elona Gjoka”, “Agim Gjoka”, “Eli Eli”,Enertila Beqja (Enertila) etj. Viktima e saj Bajrush Ahmeti ka qënë i hipnotizuar totalisht nga bisedat që bënte me vajzën me emrin “Elona Gjoka” që në fakt ishte Enertila Beqja, të cilës i ka blerë në total 58 dhurata me vlerë të konsiderueshme, që përllogaritet deri në 53 milion lekë të vjetra. Nga kjo histori mashtrimi, Ahmeti ka mundur të marrë mbrapsht vetëm 10 milion lekë të vjetra, por kur ka kërkuar 5 mijë euro, ai është kërcënuar me vrasje. Janë plot 58 sende me vlerë dhe dhuratat e ndryshme, që 30-vjeçari kishte blerë dhe më pas ja dorëzonte të dashurës së tij imagjinare, që bisedonte në “FB”. Kjo histori dashurie virtuale nuk ka shpëtuar pa pasoja të dëmtuarin e kësaj ngjarje

Blerjet e çuditshme

Bajrush Ahmetaj me origjinë nga Hasi jeton në një banesë tre katëshe në fshatin Perlat të Sukthit, ndërsa punonte në postë. Ai u bë i njohur, pasi shpenzoi rreth 53 milionë lekë të reja, për ti bërë qefin “nuses” së tij të ardhshme, por që në fund ka mbetur tërësisht i zhgënjyer prej saj. Bajrush Ahmetaj i ka plotësuar të gjitha dëshirat gruas virtuale, duke i blerë dyshek “Dormeo”, tre qen, papagallë, pistë vrapimi, të gjitha mobiljet e shtëpisë, telefona dhe shumë materiale të tjera, deri tek unaza dhe orë flori, me vlerë 2 milionë lekë.

I mobiloi shtëpinë bleu unaza 2 mln lekë

Në muajin mars të vitit 2015, Bajrushin e ka marrë në telefon një numër privat ku i ka dalë një zë femre që i ka thënë se “…të njoh ty, që punon ke posta e Manzës…”. Pas dy ditësh i kishte bërë ftesë një adresë në facebook-un e tij me emrin Elona Gjoka. Ai e ka pranuar këtë adresë dhe ka vazhduar të komunikonte me të, ku ajo i ka thënë se ishte nga Manza dhe që jetonte në Itali me familjen e saj, por kishte ardhur me pushime në Manzë. Ajo e ka marrë në telefon me numrin 0665528XXX dhe 0688434XXX. Nga muaji shtator i vitit 2015, ajo i ka kërkuar një ndihmë që t’i blinte një palë divanë familjes së Myrteza Beqjas nga Manza dhe kallëzuesi i ka blerë në shumën 55.000 lekë të reja dhe ia ka dërguar familjes së Myrteza Beqjas. Në muajin nëntor të vitit 2015, ajo i ka kërkuar që t’i blinte tri dyer druri për familjen e Myrteza Beqjas dhe ai ka shkuar dhe i ka blerë te “Megatek”, në shumën 34.000 lekë dhe i ka dërguar në shtëpi.

Pas disa kohësh ajo i ka thënë për disa bizhuteri floriri për t’ia blerë me pretendimin se do të bënin fejesën rreth Vitit të Ri 2016 dhe ai i ka blerë dy unaza floriri në shumën rreth 30.000 lekë të reja dhe orë, varëse, vëthë floriri në shumën rreth 80.000 lekë të reja,të cilat i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas. Gjatë komunikimeve nga muaji mars i vitit 2016, ajo i ka kërkuar që t’i blinte unaza floriri për familjen e tyre, Myrteza, Emine dhe Enertila Beqja. Ai ka shkuar në Durrës, pranë argjendari “Kapedani”, ku ka blerë dy unaza floriri, dy varëse dhe një orë në shumën rreth 200.000 lekë dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Po gjatë kësaj periudhe, ajo i ka kërkuar që të blinte dhe gjëra të tjera si pllaka shtrimi, minibar, kundërbufe, perde, dhomë gjumi, tapete, tavolinë kuzhine së bashku me gjashtë karrige, dy krevate druri të vegjël, dyshekë “Dormeo”, televizor i markës “Sony” dhe dy të markës “LG”, aparat digitalb “HD”, lavatriçe, frigorifer, një pistë vrapimi, 36 m2 parket laminat për shtresë dhe t’ia kompletonte të gjithë shtëpinë. Ai ka rënë dakord të shkonte në dyqane dhe në bazë të fotografive që ky ia ka dërguar në facebook, ato që i kanë pëlqyer i ka blerë dhe ia ka dërguar. Të gjithë artikujt kanë qenë në vlerën rreth 400.000 lekë të reja.

Kanarina e Papagaj
Po kështu ka blerë dhe ka dërguar te banesa e Myrteza Beqjas edhe tre qen, disa zogj Kanarina dhe Papagaj, së bashku me kafazet, si dhe dy qengja, një këndore me kolltukë, një kolltuk tek, një tavolinë së bashku me karrige plastike që rrinë jashtë në verandë.

Marja e shumës prej 10 mijë euro

Gjatë vitit 2016 shtetasja e paraqitur me emrin Elona i ka kërkuar shuma të ndryshme nga 200 deri në 1.000 euro, të cilat kallëzuesi Bajrush Ahmati ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas, shuma të cilat shkojnë rreth 10.000 euro. Më pas i ka kërkuar që t’i blinte sende shtëpiake të ndryshme si sobë drush, tuba shkarkimi, katër topa katroma për izolimin e shtëpisë, 30 metra linearë tub për kanalet e ujërave të zeza etj., të cilat ky i ka blerë dhe vlera e tyre ishte rreth 80.000 lekë dhe ia ka dërguar në shtëpinë e Myrteza Beqjas.

Dy milion lekë për djalin e sëmurë

Më pas shtetasja e prezantuar me emrin Elona i ka kërkuar ndihmë për djalin e sëmurë të vëllait dhe kallëzuesi i ka dërguar rreth 200.000 lekë. Elona i ka kërkuar që t’i blinte dy aparate telefoni Samsung dhe dy aparate telefoni “Iphon-6” dhe “Iphon-7+”, si dhuratë për fejesë. Ky i ka blerë telefonat me një vlerë që shkonte rreth 360.000 lekë. Elona i ka kërkuar disa pajisje shtëpiake si enë kuzhine, lavastovilje, frigorifer, televizor si dhe disa pajisje për kozmetikë, ku vlera e tyre arrinte rreth 500.000 lekë dhe të gjitha këto i ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Dhënia e 6 mijë eurove

Në muajin korrik të vitit 2017, me të dëmtuarin Bajrush ka komunikuar një bashkëpunëtor i shtetases së prezantuar me emrin Elona (që prezantohej si i ati), i cili i ka kërkuar një shumë prej 5.000 eurosh dhe ky ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas dhe pas disa ditësh ai i ka kërkuar edhe 1.000 euro të tjera, të cilat ia ka dërguar po te kjo shtëpi. Gjatë korrikut të vitit 2017, ata i kanë kërkuar që të blinte një qen, një “Iphon 7+”, disa kanarina, si dhe ushqim për to, një palë divane të tjera si dhe një motor për Myrteza Beqjan, për të cilin i ka dërguar edhe kopjen e kartës së identitetit. Të gjitha këto i ka blerë në shumën rreth 300.000 lekë të reja dhe ia ka dërguar te shtëpia e Myrteza Beqjas.

Lista e dhuratave të bëra

1. Divanë 55.000 lekë të reja

2. Tri dyer druri 34.000 lekë të reja

3. dy unaza floriri 30.000 lekë të reja

4. Orë Floriri

5. Varëse floriri

6. Vëthë floriri 80.000 lekë të reja

7. Dy unaza floriri për prindërit

8. Dy varëse për prindërit

9. Një orë në shumën rreth 200.000 lekë

10. Pllaka shtrimi

11. Minibar

12. Kundërbufe

13. Perde për dritare

14. Dhomë gjumi

15. Ambazhurë

16. Tapete

17. Tavolinë kuzhine

18. Gjashtë karrige

19. Dy krevatë druri të vegjël

20. Dyshekë “Dormeo”,

21. Televizor i markës “Sony”

22. Dy Tv të markës “LG”

23. Aparat digitalb “HD”

24. Lavatriçe

25. Frigorifer.

Elton Qyno.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat