Hapet tregu në Korçë, fermerët do të shesin gjatë natës

Shqipëria

Hapet tregu në Korçë, fermerët do të shesin gjatë natës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:08
Ilustrim

Pas protestës së fermerëve në Korçë, të cilët nuk u lejuan të shisnin në tregun e shumicës, bashkia ka gjetur zgjidhje për problemin, duke caktuar orar të ri.

Fermerët dot ë lejohen të sheshin në harkun kohor nga ora 24 e mbrëmjes deri në orën 8 të mëngjesit.

Ndërkohë fermerët duhet të pajisen edhe me licencë nga bashkia që mund të ushtrojnë aktivitetin tregtar.

"Është trup me këtë aksion që po bëjnë. Kemi 25 vite këtu, ndërsa sot na vendin orar. Është i papërshtatshëm orari. Tallen me ne, ne paguajmë taksa dhe nipt fermeri. Le të hapin një treg për fshatarët. Po na detyrojnë të ikim nga ky vend", u shprehën të indinjuar fermerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat