Hetimi i presidentit - komisioni do të thërrasë Metën të dëshmojë më 6 shtator

Shqipëria

Hetimi i presidentit - komisioni do të thërrasë Metën të dëshmojë më 6 shtator

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 12:37
Ilir Meta

Komisioni hetimor parlamentar, i cili synon shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për shkelje të rëndë të Kushtetutës zhvillon sot mbledhjen e tij të parë për këtë sesion parlamentar.

Në rendin e ditës  parashikohet miratimi i procesverbalit të datë 15 korrik 2019 dhe i planit Hetimor të Komisionit.

Rendi i ditës së Komisionit përfshin shkeljet e pretenduara nga ana e presidentit Meta.

Mbledhja e sotme është formale, me një rend të thjeshtë. Ky Komision ka afat deri në muajin tetor, për të dalë në konkluzionet nëse presidenti ka shkelur Kushtetutën për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga tha se presidenti do të thirret më 6 shtator,  për të dhënë sqarimet e tij./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat