Kriza politike në vend, zyrtari i DASH vjen në Tiranë

Shqipëria

Kriza politike në vend, zyrtari i DASH vjen në Tiranë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 15:46
David Kostelancik

Ndërsa kriza politike thellohet, SHBA sjell në Tiranë një zyrtar të lartë. Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik do vizitojë Tiranën këtë javë.

Mësohet se Kostelancik do të ketë takime me liderët kryesorë në vend dhe përfaqësues të forcave politike për zgjidhjen e krizës politike.

Po kështu, të enjtën zyrtari i lartë amerikan pritet të takohet edhe me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Kostelancik është një diplomat karriere. Më herët ka qenë edhe pjesë e stafit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Deri në korrik ai ka qenë zëvendës ambasador i SHBA në Hungari. Gjithashtu ka mbuluar në DASH marrëdhëniet me Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat