Nesër testohen 2120 policë, konkurs për zgjedhjen e të rinjëve

Shqipëria

Nesër testohen 2120 policë, konkurs për zgjedhjen e të rinjëve

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:50
Foto

Dy degët më të preferuara që studentët zgjedhin për të studiuar, janë Mjekësia dhe Ekonomiku, por së fundmi ka edhe një degë tjetër që po kthehet në ëndrrën e shumë të rinjve. 2120 është numri i aplikantëve që duan të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit.

Kjo është akademia ku do të studiojnë 500 studentë për t’u bërë pjesë e patrullës së përgjithshme.

Për të bërë ëndrrën e tyre realitet, këta 500 studentë, fillimisht do të duhet të kalojnë fazën e parë të testimit me shkrim, i cili do të zhvillohet ditën e mërkurë më datë 4 shtator, në ambjentet e Pallatit të Kongreseve.

Vitin e shkuar, në të njëjtin proces rekrutimi, u përzgjodhën vetëm 150 aplikantë të cilët ndoqën kursin profesional të policisë.

Këtë vit, për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, testimi do të zhvillohet me dy sesione; Në orën 7:30 minuta, në testim do të hyjnë aplikantët e qarqeve Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier. Më pas, në orën 12 të mesditës, do të zhvillojnë testimin, aplikantët e qarqeve të tjera.

Ashtu si në çdo testim të rëndësisë së veçantë, përdorimi i celularëve do të jetë i ndaluar për aplikantët, po ashtu dhe komunikimi i tyre me njëri tjetrin. I gjithë procesi do të jetë i monitoruar me kamera.

Pyetjet e provimeve, janë hartuar nga Minstria e Arsimit, me të cilat kërkohet të testohet një nivel i përgjithshëm i dijeve të aplikantëve.

Në përfundim të sesioneve testuese, aplikantët do të përzgjedhin mes tyre një përfaqësi me 30 aplikantë, të cilët do të monitorojnë korrigjimin elektronik të provimeve. Pas kësaj, përgjigjet do të afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Të hapura deri më datë 15 shtator, do të jenë edhe aplikimet për rekrutimin e 100 studentëve të cilët kanë mbaruar me rezultate të larta studimet në degët, Ekonomik, Jurdik dhe Teknologji informacioni. Kjo do t’u jap mundësi atyre, që pas përfundimi të akademisë, të përfshihen menjëherë në strukturat e hetimit në policinë e shtetit, me gradën nënkomisar.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat