Shpenzimet e Arbian Maznikut, Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetim

Shqipëria

Shpenzimet e Arbian Maznikut, Prokuroria e Përgjithshme kërkon hetim

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:55
Arbian Mazniku

Pas akuzave të Partisë Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar hetim për verifikimin e faturave të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Organi qendror i akuzës i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Tiranës për të nisur hetimet.

Në njoftim thuhet se ka dyshime se janë përfituar dhurata në mënyrë të parregull nga Mazniku.

Më tej, Prokuroria kërkon informacion për mënyrën e trajtimit të materialit.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa deklaroi se zyrtarët e Bashkisë së Tiranës bëjnë shpenzime luksi me paratë e taksapaguesve të kryeqytetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat