Zjarri djeg pishat në Cakran, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen në kohë

Shqipëria

Zjarri djeg pishat në Cakran, terreni i vështirë pamundëson ndërhyrjen në kohë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:57
Zjarri në Cakran

Edhe pse më të paktë në numër, zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe pyjore dhe shkurre edhe në këtë fillim shtatori.

Pasditen e sotme flakët kanë përfshirë masivin me pisha në zonën e Shkozës, në Cakran.

Dy zjarrfikëse të Patosit dhe Fierit kanë shkuar për të vënë situatën në kontroll.

Terreni i vështirë e ka vonuar pak shërbimin zjarrfikës.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat