Takimi me Bashën, Kryemadhi: Aksioni vazhdon, të zgjojmë çdo qelizë të shqiptarëve

Shqipëria

Takimi me Bashën, Kryemadhi: Aksioni vazhdon, të zgjojmë çdo qelizë të shqiptarëve

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:50
Monika Kryemadhi

Pas takimit që pati me kryedemokratin Lulzim Basha, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, deklaroi se aksioni i opozitës do të vazhdojë.

Duke folur shkurt për gazetarët, ajo tha se arroganca ka zaptuar jetën e çdo qytetari.

Kryemadhi tha prerazi se “Aksioni opozitar do të vazhdojë ashtu siç është i drejtpërdrejtë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve.”.

Sipas saj, zgjedhjet e 30 qershorit, treguan se 85% e shqiptarëve, nuk e duan Edi Ramën.

“Mjafton të shikoni bidonat e ujit që mbajnë radhë me orë të tëra, është protestë. Urrejtja dhe mallkimet që bëjnë çdo ditë shqiptarët kur hapin çezmën dhe nuk del një pikë ujë është protestë. Kjo është vetëm fillimi, mos harroni se që dy vjet më parë çdo familje shqiptare paguan mbi 100 mijë lek më tepër ujë seç harxhon”, u shpreh Kryemadhi.

Teksa u pyet nga gazetarët për parlamentin, Kryemadhi tha se: “Për kë parlament po flisni? Për këtë parlament të dështuar?!”.

Lidhur me mundësinë që opozita të rinis protestat tha se e rëndësishme është që opozita bën protestë çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat