“Babale”, Prokurori Hajdarmataj: Si e takova Alfred Veliun dhe pse thirra SHISH

Shqipëria

“Babale”, Prokurori Hajdarmataj: Si e takova Alfred Veliun dhe pse thirra SHISH

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:05
Besim Hajdarmataj

Ditën e sotme është thirrur për të dëshmuar edhe prokurori Besim Hajdarmataj. Gjatë fjalës së tij Hajdarmataj deklaroi se e ka takuar Babalen në tetor dhe nëntor 2017. Ai është shprehur se Babale i ka thënë se ka dijeni se disa persona do bëjnë trafik droge ndër të cilët edhe punonjës policie mes të cilëve edhe vëllai i Fatmir Xhafës.

“Babalen e kam takuar në muajin nëntor, 2017 në cilësinë e drejtuesit të Prokurorisë për Krime. Jam telefonuar nga recepsioni që një person kërkonte të më takonte se kishte diçka të rëndësishme. E prita në zyre dhe më tha që kam dijeni për një trafik të mundshëm ku sipas tij ishin të përfshirë policë dhe vëllai i ministrit të brendshëm.

E pyeta për personalitetin dhe me rezultonte i dënuar në Itali. Këtu e kam ndërprerë bisedën me të. Kam lënë takim me një nga drejtuesit e SHISH që mbulonte çështjet e trafikut. I thamë të vinte sërish”, ka deklaruar Hajdarmataj.

Ai ka shpjeguar se i ka kërkuar SHISH ta trajtojnë si informator pasi vetë nuk kishte të dhëna konkrete. “Të nesërmen në zyrë erdhi një nga drejtuesit e SHISH dhe i shpjegova situatën. U kërkova ta trajtonin ata si informator. Sepse mua s’më prezantoi të dhëna konkrete apo prova. Pse unë kërkova SHISH?

Lidhej me faktin që personi fliste për implikim të policisë. SHISH ishte i vetmi që na kishte informuar për rastet e kultivimit të drogës. Me Alfred Veliun s’kam pasur më asnjë kontakt”, deklaroi Hajdarmataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat