Komisioni hetimor thërret Metën për të dëshmuar; caktohet ora dhe data

Shqipëria

Komisioni hetimor thërret Metën për të dëshmuar; caktohet ora dhe data

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:52
Ilir Meta

Komisioni Hetimor “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Shqipërisë, në kuadër të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore” i ka dërguar një letër Ilir Metës, ku i kërkohet të dëshmojë më datë 9 shtator, ora 10:00.

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar, Ulsi Manja ka ftuar kryetarin e shtetit të flasë mbi rrethanat e objektit të hetimit që ka nisur ndaj tij.

Ju kujtojmë se më herët, përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta ka konfirmuar se do shkojë në kuvend në rast se e thërrasin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat