Lleshaj takon homologun gjerman: Mbështetje të fortë për integrimin e Shqipërisë në BE

Shqipëria

Lleshaj takon homologun gjerman: Mbështetje të fortë për integrimin e Shqipërisë në BE

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:12
Sandër Lleshaj dhe Horst Seehofer

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka takuar homologun e tij gjerman, Horst Seehofer.

Lajmin e bën të ditur vetë ministri shqiptar, i cili ndan me ndjekësit e tij në “Twitter” një mesazh të shkurtër nga takimi, si dhe një foto me ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë.

Lleshaj shkruan se Gjermania është e angazhuar të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe ecurinë e reformave për zhvillimin e vendit.

“Në Berlin përfundova një takim të shkëlqyer me Ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë, Horst Seehofer.

Angazhim i fortë i Gjermanisë në mbështetje të integrimit europian të Shqipërisë dhe të reformave për zhvillimin e vendit”, thekson ministri Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat