Ngjela: Opozita do rrëmujë pa motive, s’ka mbështetje popullore

Shqipëria

Ngjela: Opozita do rrëmujë pa motive, s’ka mbështetje popullore

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:48
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela nuk i kurseu kritikat për opozitën në studion e Top Talk. Ndërsa shtoi se protestat e saj nuk kanë qenë efektive dhe s’kanë pasur mbështetje.

“Protestë do të thotë masë kompakte njerëzish. Me 2000 nuk përfaqëson asgjë. Këta s’kanë numër, bëjnë zhurmë Ata nuk i do populli, nëse do i donte do ishin 400 mijë veta në shesh, po nuk ishin”, tha Ngjela.

Sipas Ngjelës mospjesëmarrja e shumtë e qytetarëve tregon edhe mos rrëzimin e qeverisë, pasi sipas tij një mbështetje e madhe e popullit në protesta deri më tani do e kishte rrëzuar qeverinë.

“ Ku i kanë këta 80 përqind të popullit me vete? Pamjet i kanë treguar të gjitha. Nuk ka njerëz”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat