PD reagon për raportin e ODIHR, Bardhi: Tashmë u vulos paligjshmëria e 30 qershorit

Shqipëria

PD reagon për raportin e ODIHR, Bardhi: Tashmë u vulos paligjshmëria e 30 qershorit

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 23:11
PD

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me konkluzionet e përcjella nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi 30 qershorin, duke e cilësuar si një akt që vulos paligjshmërinë e zgjedhjeve.

Përmes një reagimi në rrjetin social, sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, k adeklaruar se ODIHR konfirmoi se 30 qershori ishte një akt i turpshëm në historinë e zgjedhjeve pluraliste në vend dhe e ktheu Shqipërinë edhe njëherë në nevojën bazike për të patur zgjedhje të lira e të ndershme një orë e më parë.

STATUSI:

Raporti i ODIHR eshte konfirmim se Shqiperia ka nevoje jetike per zgjedhje te lira e te ndershme. Me shume se nje ligj, nje vendim, nje rregullore, zgjedhjet demokratike jane vullnet politk.

Konfirmimi nga ODIHR se votimet moniste dhe antikushtetuese te 30 Qershorit “nuk moren ne konsiderate interesin e qytetareve shqiptare”, eshte vleresim qe ndihmon forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Me konstatimet se votuesit nuk paten mundesi te zgjidhnin, se KQZ dhe Kolegji Zgjedhor shkelen ligjin dhe nuk vepruan ne pavaresi, se u shkaterrua besimi i publikut ne legiitimitetin e zgjedhjeve, se administratat zgjedhore cenoi besimin e publikut, se ne listen e zgjedhesve u konstatuan nenshkrime dukshem identike qe jane prove e votimit me perfaqesim nga te tjeret, ODIHR i vuri vulen paligjshmerise se 30 Qershorit.

Mirenjohje eksperteve te ODIHR per kete kontribut ne forcimin e demokracise funksionale ne Shqiperi.

Ne 30 qershor 85 % e shqiptareve i paraprine ketij Raporti dhe vendosen te refuzojne qe t’u vidhet vota nga Edi Rama.

Shqiperise i duhet nje qeveri qe te respektoje vullnetin e qytetareve te saj per zgjedhje te lira e te ndershme, qe u mundeson qytetareve te saj te ndikojne ne qeverisje dhe qe mbajne ne konsiderate vetem interesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat