Orjola Pampuri: Qeveria mashtron për tekste shkollore falas, prindërit i paguajnë sa gjysma e pagës

Shqipëria

Orjola Pampuri: Qeveria mashtron për tekste shkollore falas, prindërit i paguajnë sa gjysma e pagës

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:04
Orjola Pampuri

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka akuzuar qeverinë se po mashtron përsa i përket teksteve shkollore falas dhe se prindërit po i paguajnë sa gjysma e pagës së tyre.

“Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma për tekste shkollore falas, hap që ishte i dështuar që në fillim me propozimin e ‘riciklimit’ të teksteve duke i kaluar ato te njëri-jetri vit pas viti me kushtin që të ishin të pashënuara e padëmtuara, ky një rikthim 35 vite më parë”, shkruan Pampuri ndër të tjera.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

“Viti i ri shkollor, nje hall me teper ne listen e gjate te problemeve social-ekonomike te familjeve shqiptare.

Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj. Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t’i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t’i blejne me cdo kosto.
Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e ‘riciklimit’ te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare. Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit. Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t’i veshur mire, per t’i ushqyer mire, per t’i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.
Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t’i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi”, shkruan Pampuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat