Ky është 20- vjeçari që u ther me thikë, arrestohet autori

Shqipëria

Ky është 20- vjeçari që u ther me thikë, arrestohet autori

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:16
Arlind Pasha

Paradite ne sotme një 21-vjeçar është vrarë me thikë në Bulqizë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:00 në shëtitoren në qendër të qytetit.

Policia thotë se viktima është Arlind Pasha, rreth 21 vjeç, ndërsa autori është Fation Keta 22 vjeç, i cili u arrestua rreth 2 orë pas krimit.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale, i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta.

“Rreth orës 10.00, në qytetin e Vjetër Bulqizë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.K, ka plagosur me thikë shtetasin A.P, rreth 21 vjeç, i cili gjatë rrugës për spital ka humbur jetën”, sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat