Grida Duma: Raporti i ODIHR çertifikoi kauzën e opozitës! Protestat do të vijojnë

Shqipëria

Grida Duma: Raporti i ODIHR çertifikoi kauzën e opozitës! Protestat do të vijojnë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:21
Grida Duma

Partia Demokratike do të vijojë me protestat e saj kundër qeverisë. Ish-deputetja Grida Duma bëri të ditur gjatë një interviste në Abc News se nuk duhet të ketë kthim mbrapsht të aksionit opozitar.

Për sa i përket, ditëve në të cilat do të zhvillohen protestat, Duma tha se do të vendoset në ditët në vijim për to.

“Protestat do të vijojnë, sakrificë e madhe është të vazhdosh protestë pas proteste. Kjo nuk ka diskutim që duhet të vijojë. Nuk duhet të ketë kthim mbrapsht të aksionit opozitar. Ne jemi thirrur nga kryetari dhe kemi diskutuar datat më të përshtatshme. Kjo është çështje teknike, por në ditët në vijim do të ndërtohet një kalendar”, tha Duma përballë gazetares Mirela Milori.

Sipas ish-deputetes, protesta është bazamenti i strategjisë së Partisë Demokratike. Ndërkohë, raportin përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet e 30 Qershorit, duma e sheh si pasaportë që certifikon kauzën opozitare.

“Marrja e vendimeve politike është detyrë e forumeve partiake opozitare. Unë mendoj që raporti OSBE-së është pasaportë certifikuese për kauzën opozitare, e cila nuk duhet humbur si shans. Duhet përdorur në kancelaritë ndërkombëtare për të bindur se kauza që ngritëm ishte e vërtetë”, tha Duma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat