Balla për raportin e OSBE-ODIHR: Rekomandimet t’i adresojmë në kodin elektoral

Shqipëria

Balla për raportin e OSBE-ODIHR: Rekomandimet t’i adresojmë në kodin elektoral

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 23:15
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, thotë se raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për Zgjedhjet e 30 Qershorit e thotë qartë se korniza ligjore për zgjedhjet, ndonëse kryesisht e pandryshuar që prej zgjedhjeve të fundit, siguroi në përgjithësi zgjedhje demokratike.

Në një postim në twitter, Basha thekson se është koha që të gjitha rekomandimet t’i adresojmë në Kodin Elektoral.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së nënvizon se  zgjedhjet e 30 qershorit ishin një shprehje kuptimplotë e demokracisë, duke u garantuar e drejta kushtetuese e çdo shqiptari për të votuar.

Ai shton se shqiptarët votuan të qetë, duke shprehur me votë vullnetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat