Komisioni i ligjeve/ Rrëzohet dekreti i Presidentit të Republikës për rishqyrtimin në Kuvend të ligjit mbi vetëqeverisjen vendore

Shqipëria

Komisioni i ligjeve/ Rrëzohet dekreti i Presidentit të Republikës për rishqyrtimin në Kuvend të ligjit mbi vetëqeverisjen vendore

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:34
Komisioni i ligjeve

Mazhoranca ka rrëzuar me shumicë votash dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta përsa i përket kthimit për rishqyrtim në Kuvend të ligjit mbi vetëqeverisjen vendore.

Tre opozitë të rinj të opiozitës, konkretisht Andi Përmeti, Adriatik Alimadhi dhe Elda Hoti ishin në mbështetje të Metës.

Më herët, relatori Bashkim Fino replikoi me këshilltarin e presidentti, Bledar Dervishaj.

“Ajo që më vjen keq është se po vërej me keqardhje personale se gjithë relacioni është ndërtuar kundër relatorit. Presidenti ynë i nderuar, që unë kam shumë respekt. Ka qenë 4 vite kryetar kuvendi. Dhe i di mirë procedurat,” tha Fino.

“Nuk kemi asgjë personale me relatorin”, u shpreh Dervishaj.

Aktualisht po shqyrtohet dekreti i dytë për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat