Aksident në aksin Korçë-Ersekë

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Ersekë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 17:19
Korçë-Ersekë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Helmes në aksin Korçë – Ersekë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre një minibus i linjës Ersekë-Tiranë.

Disa prej personave të përfshirë në këtë aksident kanë pësuar dëme të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi zbardhjen e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat