Reshje shiu në të gjithë vendin/ Ja çfarë rezervon moti për sot

Shqipëria

Reshje shiu në të gjithë vendin/ Ja çfarë rezervon moti për sot

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 06:40
Ilustrim

E shtunë, 7 shtator 2019

RESHJET

Sot  (e shtunë, dt.07) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarkun Shkodër ato do të jenë deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) kryesisht gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Sot (e shtunë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 28 °C

në vendet e ulëta: 21 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 26 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.07) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat