Zyrtare: Komisoni i Venecias zbarkon të Tiranë të martën për "shkarkimin e Ilir Metës"

Shqipëria

Zyrtare: Komisoni i Venecias zbarkon të Tiranë të martën për "shkarkimin e Ilir Metës"

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 11:16
Komisoni i Venecias

Komisioni i Venecias do të mbërrijë në Tiranë të martën e javës së ardhshme.

Vizita dy ditore (10-11 shtator) e delegacionit të Komisionit të Venecias konfirmohet në faqen zyrtare.

"Një delegacioni i komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë në kuadër të përgatitjes së draft opinionit lidhur me fuqinë e presidentit për vendosjen e datave të zgjedhjeve në sistemin parlamentar."

Delegacioni do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Parlamentit, Gramoz Ruçi, përfaqësues të shumicës dhe të opozitës, përfshi dhe komisionin e posacëm të hetimit si dhe ministrin e Brendshëm, përfaqësuesit e KQZ, dhe kryetarin në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Draf opinioni është në axhendën e sesionit të këtij komisioni që do të mbahet në tetor të vitit 2019.

 Ndërkohë të hënën kreu i shtetit pritet të jetë para Komisionit të posacëm të hetimit për të dhënë dëshminë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat