Misteri i jahtit luksoz të braktisur pranë Durrësit, policia nuk gjeti njerëz brenda

Shqipëria

Misteri i jahtit luksoz të braktisur pranë Durrësit, policia nuk gjeti njerëz brenda

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 12:52
Foto

Pamjet që shihni në video i përkasin jahtit luksoz që Policia Kufitare shqiptare e gjeti të braktisur mëngjesin e sotëm 11 milje larg bregdetit të Durrësit.

Gazetarja e Top Channel, Kristiana Pemaj raporton se jahti ka flamur turk, ndërkohë që kur autoritetet i janë afruar, nuk kanë gjetur aty asnjë person. Burimet bëjnë me dije se në jaht janë gjetur dy pasaporta me të njëjtin emër. Si pikë nisje, mjeti lundrues ka patur Budvën në Mal të Zi.

Jahti është ankoruar në portin e Shëngjinit dhe policia ka nisur hetimet për të gjetur pronarin dhe se nga ka ardhur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat