Lufta ndaj informalitetit, lirohen nga detyra 14 doganierë - Bota Sot
Lufta ndaj informalitetit, lirohen nga detyra 14 doganierë

Shqipëria

Lufta ndaj informalitetit, lirohen nga detyra 14 doganierë

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:06
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta doli sot në një deklaratë ku dha informacion rreth aksionit anti-informalitet në tre portet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Gjokuta bëri të ditur rezultatet e kontrollit të sektorit të shumicës në vend, që importojnë, prodhojnë apo tregtojnë karburant dhe gaz të gatshëm për konsum. Gjatë kontrolleve janë vënë re abuzime e për pasojë u liruan nga detyra 14 doganierë.

“Në zbatim të planit operacional për kontrollin e produkteve energjetike, departamenti i analizave ka kryer kontrolle për 8 magazina të lira që ndodhen në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë. Gjithashtu janë kryer kontrolle edhe në katër magazina me produktin gazi i lëngshëm natyror, me vendndodhje në Vlorë dhe Porto Romano, si dhe janë kontrolluar tre rafineritë e përpunimit të naftës në Fier, Ballsh dhe Elbasan. Konsistoj se të gjithë operatorët e kontrolluar kanë rezultuar me mangësi nga gjendja e deklaruar. Bëhet fjalë për një diferencë prej 752 mijë litra karburant dhe 77 mijë e 500 litra gaz. Në total, detyrimi i munguar për këto litra është rreth 129 milionë lekë.

Lufta ndaj informaliteti kërkon edhe analizimin e faktorëve të brendshëm që kanë ndikuar në zhvillimin e këtij fenomeni si dhe marrje e masave. Ka nisur procesi i nxjerrjes së përgjegjësive ndaj çdo individi dhe strukture brenda doganës. Bazuar në mangësitë e rezultatit të kontrollit, aktualisht janë liruar nga detyra 14 doganierë. Ky nuk është një aksion i kufizuar në kohë, por një plan operacional veprimi i vazhdueshëm”, tha Gjokutaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...