Plagosën të riun me sende të forta, pranga 25-vjeçarit, në kërkim një tjetër

Shqipëria

Plagosën të riun me sende të forta, pranga 25-vjeçarit, në kërkim një tjetër

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar ka rënë në pranga ndërkohë që një tjetër është në kërkim, pasi plagosën shtetasin me inciale R.Ç, 21 vjeç, në Pogradec, për motive të dobëta.

Mësohet se 25-vjeçari A.H dhe 24-vjeçari S.S goditën me sende të forta të riut në fshatin Buçimas, të cilit i kanë thyer edhe xhamat e automjetit.

Aktualisht, i plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e shtetasit S.S., dhe materialet në ngarkim të tyre, i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Pogradec, për veprime të mëtejshme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat