Mitsotakis: Greqia nuk mbështet negociatat me Shqipërinë nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat

Shqipëria

Mitsotakis: Greqia nuk mbështet negociatat me Shqipërinë nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:37
Kyriakos Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia nuk mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat kombëtare.

Siç tha kryeministri, "Greqia nuk do të pranojë fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë nëse nuk shoh ndonjë masë praktike për të hequr diskriminimin ndaj pakicës etnike Greke në vend", shkruan media greke To Vima.

Ai theksoi se e ngriti këtë çështje në kontaktet e tij me liderët evropianë Macron, Merkel dhe Rutte për shkak të debatit të ardhshëm në Këshillin Evropian në tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat