Basha cakton zëvendësuesin e Gert Bogdanit në PD

Shqipëria

Basha cakton zëvendësuesin e Gert Bogdanit në PD

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:45
Gert Bogdani

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pranon dorëheqjen e Gert Bogdanit nga detyra e Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

"Duke vlerësuar angazhimin e zotit Bogdani për të forcuar lidhjet e Partisë Demokratike me partitë simotra, me PPE dhe me organizatat rinore të qendrës së djathtë europiane, Basha thekson se kontributi i zotit Bogdani do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm në sfidat që Partia Demokratike ka përpara për Shqipërinë si Europa" informon zyra e shtypit e PD
 

Në vend të tij do të jetë Arben Kashahu, "i njohur nga profesionistët e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare si drejtues i suksesshëm i ekipit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian." informon zyra e shtypit e PD

Kashahu është në profesion jurist dhe pas përvojës 5 vjeçare si drejtues i lartë në Ministrinë e Integrimit, ka punuar në disa organizata dhe shoqëri ndërkombëtare.

 

Bodgani njoftoi sot doreheqjen e tij

 

Ja CV-ja e Arben Kashahut:

Profesioni:  Jurist

Ditëlindja:  01 Shkurt 1977

Kombësia: Shqiptar

Arben Kashahuështë jurist me një eksperiencë të gjerë e të suksesshme.Në karrierën e tij profesionale ka mbajtur funksione të rëndësishme drejtuese. Disa nga këto pozicione janë: Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit Europian (2005 – 2010), Partner menaxhues i firmës ligjore Prizm (2010 – 2017, 2018 - aktualisht), Drejtor i Departamentit ligjor pranë PëC në Shqipëri dhe Kosovë (2017 – 2018), Këshilltar ligjor e strategjik i shumë  organizateve dhe shoqërive ndërkombëtare (2010 – aktualisht). 

Ai është angazhuar hershëm në forumet dhe strukturat e Partisë Demokratike.Ai ka qenë pjesë e ekipeve që kanë dhënë asistencë ligjore dhe kontribuar për formulimin e politikave të PD. Kashahu ka një përvojë të cmuar në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.Ai ka drejtuar suksesshëmekipinnegocues të qeverisë Shqiptare të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Një përpjekje të vecantëKashahu i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve të Shqipërisë me institucionet dhe shtetet anëtare të BE. Eksperienca e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare përfshin edhe bashkëpunimin dhe këshillimin për organizata ndërkombëtare publike dhe private.

Kashahu është një autor dhe bashkë-autor i disa botimeve profesionale.

 Ai gjithashtu ka lektuar në disa universitete në Shqipëri dhe ka qenë folës në shumë aktivitete ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat