A është shqiptari i rrezikshëm Arben Zogu, porositësi i vrasjes së ‘Diabolik’?

Shqipëria

A është shqiptari i rrezikshëm Arben Zogu, porositësi i vrasjes së ‘Diabolik’?

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Detaje të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe me nokën ‘Diabolik’. Shefi i ultrasve të Lazios u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës.

Prokurorët do t’i kërkojnë llogari një fashisti 47-vjeçar të Romës së Veriut, i arrestuar në kuadër të hetimeve. Fabio Gaudenzi, i njohur me nofkën Rommel është marrë në pyetje nga gjyqtarët, si i dyshuar në vrasje. Përpara arrestimit ai hodhi në Youtube një video, ku thotë se do të tregojë gjithçka që di për vrasjen e ‘Diabolik’.

Është dëshmia e Rommelit ajo që do të shërbejë për identifikimi e personit që nxiti vrasjen e ‘Diabolik’. Ai do të shpjegojë dinamikën e ngjarjes dhe historinë se si mafia shqiptare, e drejtuar nga Arben Zogu, i quajtur ndryshe Riccardino dhe Adrian Comani, të cilët përgjimet i përshkruajnë si “veçanërisht të egër dhe të rrezikshëm”, janë të lidhur me Fabrizio Piscitellin.

Grupi i rrezikshëm drejtohej nga Fabrizio Piscitelli, i cili ishte vënë në shërbim të mafies napolitane “Camorra”, e vendosur tani edhe në veri të Romës. Në gjyqin e zhvilluar tre ditë më parë, Fabio Gaudenzi, nuk pranoi të flasë në sallë, pavarësisht se kishte thënë se do të tregonte gjithçka.

Në një përgjim mjedisor të 27 nëntorit 2012, hetuesit regjistruan një bisedë midis të dënuarve, ku thuhet se Piscitelli është ngjitur në majë të karrierës së tij kriminale.

“Diabolik është gjithmonë me …, nuk e di si e bëri. Në këto katër vjet ai ka bërë një ngjitje që ju nuk e realizoni”, thotë Freddi, një i dënuar,  i cili mohon që të ketë qenë zëri i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat