Misteri i zhdukjes së milionerit turk në brigjet shqiptare, del foto e biznesmenit dhe pistat e hetimit

Shqipëria

Misteri i zhdukjes së milionerit turk në brigjet shqiptare, del foto e biznesmenit dhe pistat e hetimit

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 19:31
Sezgin Javuz

Ende asnjë informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit. Policia ka mësuar se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit.

Burime të News24 nga grupi hetimor bëjnë me dije se po hetohet në disa pista, ndërsa  dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai  është hedhur për t’u larë.

Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme,  për shkak të pasurisë së Javuz.

Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e  Shëngjinit nga peshkarexhat.

Policia Shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja  gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezkin Javuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat