Shifra alarmante për sezonin turistik, 1256 përplasje mjetesh - Bota Sot
Shifra alarmante për sezonin turistik, 1256 përplasje mjetesh

Shqipëria

Shifra alarmante për sezonin turistik, 1256 përplasje mjetesh

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:37
Ilustrim

Sezoni turistik mbyllet me një bilanc të lartë aksidentesh rrugore jo vetëm për shkak të mos respktimit të rregullave të qarkullimit, por shpesh edhe për shkak të mungesës së sinjalistikës në rrugët tona.

Muaji gusht kur dhe qarkulimi i automjeteve u shtua ka regjistruar 752 aksidente rrugore pothuajse dy fishi i muajit korrik ku pati 412 aksidente . Po këshu kanë humbur jetën 17 persona vetëm në gusht.

Numrin më të madh të aksidenteve e mban qyteti i Tiranës e më pas ato zhvendoset në zonat bregdetare ku ishin përqëndruar pushuesit. Por nuk mbeten më pas edhe qyetet të cilët tërheqin turistë të shumtë të huaj dhe vendas. Këtë vit ka një renie të personave të mbytur në det.

Qednra Kombëtare e Urgjencave ka bërë dhe një klasifikim të aksideneteve sipas pasojave në shëndet ku 228 prej aksidenteve rrugore kanë qenë me rrezikshmëri të lartë për jetën.

Aksidentet rrugore të këtij viti kanë nxjerrë në pah dhe problematikën me rrugët tona të cilat tanimë do t’i drejtohen me një raport Drejtorisë së Përgjitshme të Rrugëve.

Pavarësisht infrastrukturës mbetet në ndërgjegjen e gjithsecilit për të drejtuar makinën duke repsktuar rregullat e qarkullimit per të ruajtur vetën e tij por të mos riksuar jeteën e tjetrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...