Akuza e Berishës: Dy kate të këtij pallati në Vlorë i ka marrë Edi Rama dhe Olsi

Shqipëria

Akuza e Berishës: Dy kate të këtij pallati në Vlorë i ka marrë Edi Rama dhe Olsi

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 20:54
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim këtë të dielë në adresë të kreut të qeverisë, për të cilin shprehet se ka marrë “dhuratë” dy katë të një pallati të ndërtuar pa letra në zonën e skelës në qendër të Vlorës.

Berisha i referohet një denoncimi të ardhur nga ‘qytetari dixhital’, i cili sqaron se pallati në fjalë u ndalua së ndërtuari në vitin 2013 pasi nuk kishte leje të rregullt, ndërsa më vonë përfundoi së ndërtuari dhe ‘lumturoi’ Edi dhe Olsi Ramën.

STATUSI:

Dy kate pallati ne skele per Olsin dhe Edvinin.
Ne vitin 2013 pallati pa leje te ligjshme ne skele, Vlore ishte bllokuar per tu prishur
por ai me vone perfundoi se ndertuari dhe lumturoi vellezerit e pushtetit??

Keto jane akuzat per klanin mafioz Rama nga qytetari dixhital!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e tij. sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat