Të rinjtë e Tropojës në zhvillimin e turizmit të kulinarisë.

Shqipëria

Të rinjtë e Tropojës në zhvillimin e turizmit të kulinarisë.

Nga: Astrit Metaliaj Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:35
Të rinjtë e Tropojës

Organizata Botërore e Turizmit prej kohësh e quan turizmin e gastrononomisë, një nga trendet e reja që janë shfaqur në sektorin e turizmit. Trendi për të bërë gastronominë turizëm botëror ka nisur në 2004.

Kete risi e ka perqafuar edhe bashkia Tropojë duke mbeshtetur zhvillimin e paketës së gastronomisë turistike. Ne i jemi bashkuar këtij trendi, për një fakt të rëndësishëm pasi ka të bëjë me jetën e komuniteteve të vogla lokale që duhet të bëhen pjesë e zhvillimit të zonës.

Permes kesaj pakete u zhvilluan kurse të kulinarisë ne te cilin morën pjesë 12 vajza të reja nga e gjithë Tropoja te cilat moren bazën kryesore teorike ne nje periudhe dy mujore ndersa praktiken e zhvilluan në restorantet kryesore në Luginën e Valbonës.

E pyetur, përfaqësuesja e bashkise Tropoje qe mbulon sektorin e turizmit tha:´´ Turizmi i kulinarisë u jep mundësinë të rinjëve dhe sipërmarrësve që përveçse të jenë prodhues te produktit të bëhen edhe shijues te produkteve të ngjashme. Ky, sipas saj, është një dimension i ri që Bashkia Tropoje i ka dhënë turizmit të kulinarisë.

Por sipas saj, nëse duam të zhvillojmë kulinarinë, duhet të përpiqemi fort që ta kthejmë atë në një instrument zhvillimi duke ndihmuar një bashkësi lokale që të nxjerrë më të mirën e vet dhe të japë më shumë produkte karakteristike të zonës.

Drejtuesi i kësaj shoqate Astrit Metaliaj tha se permes ketij programi synojme që anëtarësia e kësaj shoqate të zgjerohet. Tashmë do krijojmë shtrirje me te gjere te ketij programi. Në shkolla do hapim panaire te prodhuesve te ndryshem qe te sherbejne si promovim të restoranteve tipike te Tropojes.

Mungesa e shkollave profesionale në hoteleri turizëm, kuzhinë, kafe bar restorante udherrefyes (guida turistike) eshte perseri evidente ndaj vlerësimi i nismave për hapjen e kurseve të kulinarisë nga shoqata Alpin e bën më të lehte shtrirjen e kulturës se gastronomisë në Tropoje dhe me gjere.

Rritja e aftesive profesionale te te rinjeve zhvillohet ne kuader te projektit qe Alpin zbaton´´Te rinjet per qytetin´´ projekt qe mbeshtetet nga programi ReLOaD. Programi Rajonal për demokraci vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). ReLOaD është një iniciativë rajonale, që zbatohet në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Programi ka në fokus krijimin/forcimin e partneritetit mes njësive të qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile, duke i mundësuar këtyre të fundit zbatimin e projekteve në shërbim të qytetarëve. Në Shqipëri, ReLOaD është i shtrirë në 12 bashki: Durrësi, Dibra, Roskoveci, Elbasani, Prrenjasi, Tirana, Shkodra, Lezha, Librazhdi, Përmeti, Korça dhe Tropoja. Nëpërmjet një granti dhe programeve për trajnimin e stafit synohet edhe forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile. 70 projektet që po zbatohen janë në përputhje me prioritetet strategjike të bashkisë përkatëse dhe kryesisht fokusohen në: fuqizimin e demokracisë vendore, përfshirjen e të rinjve, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin e turizmit, përfshirjen sociale etj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat