74 predha në zonën e banuar, shmanget tragjedia në Lezhë

Shqipëria

74 predha në zonën e banuar, shmanget tragjedia në Lezhë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg dhe që i përkasin Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në Manati të Lezhës.

Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë zhvendosur predhat dhe sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kanë bërë të mundur parandalimin e një tragjedie.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat