Meta në Komision, Lefter Maliqi: Është ‘show’ i mazhorancës për diskreditimin e Presidentit

Shqipëria

Meta në Komision, Lefter Maliqi: Është ‘show’ i mazhorancës për diskreditimin e Presidentit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:04
Lefter Maliqi

Deputeti i pavarur në Parlament, Lefter Maliqi e ka konsideruar “show” të mazhorancës thirrjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, në Komisionin Hetimor që po heton shkeljet e pretenduara të Kushtetutës me zhdekretimin e 30 qershorit.

Sipas Maliqit, mazhoranca po përpiqet të bëjë diskreditim mediatik të presidentit. Ai theksoi se nëse 30 qershori nuk do të ishte zhdekretuar si datë për zgjedhjet lokale atëherë në Shqipëri do të kishte patur përplasje dhe gjakderdhje.

“Kjo që do të dëgjoni sot nga Ulsi Manja i vjedhjes së votave në Dibër është “show”. I bëj thirrje ndërkombëtarëve dhe socialistëve të ndershëm që të ndalojmë këtë aventurë”, tha Maliqi.

Në fund të konferencës, deputeti Maliqi shtoi: “Kjo që po ndodh sot është diskriminim i misionit të Parlamentit të Shqipërisë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat