Përplasje në Komision/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë. Presidenti: Parlamentarizimi është eksperiencë

Shqipëria

Përplasje në Komision/ Deputeti-Metës: Kot sa e ushtroni këtë detyrë. Presidenti: Parlamentarizimi është eksperiencë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 11:28
Ilir Meta

Seanca e Komisionit Hetimor nuk po kalon pa ‘thumba’ dhe replika midis presidentit Ilir Meta dhe deputetëve. Ka qenë deputeti i opozitës, Halit Valteri (ka hyrë në Kuvend pas largimit të PD), i cili ka provokuar i pari Metën kur u shpreh se: “Dëgjova që thoni se nuk munda të ul palët. Ju jeni Presidenti i Republikës dhe në rast se nuk arrini të ulni palët politike kur keni 30 vite që bëni çorap këtë vend, atëherë mendoj që ata nuk ju marrin seriozisht dhe ju kot sa e ushtroni këtë detyrë që keni.”

Këtij provokimi, Meta iu përgjigj me ironi për Valterin: “Parlamentarizimi është edhe eksperiencë edhe përvojë.” Ai kërkoi nga deputetët me eksperiencë që të ndihmojnë me shpjegime deputetin e hyrë në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita.

Meta nxorri edhe një foto të vitit 1990 nga takimi i studentëve me liderin komunist, Ramiz Alia, ku vetë ai ka qenë i pranishëm. Meta tha se edhe Ramiz Alia i ka shtyrë zgjedhjet kur ka qenë e nevojshme dhe se nuk mund t’i kërkohej një studenti të dhjetorit që të kthehej 30 vite pas me zgjedhjet me një kandidat në 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat