Presidenti Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë: Më 8 qershor do digjej Kuvendi

Shqipëria

Presidenti Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë: Më 8 qershor do digjej Kuvendi

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:26
Ilir Meta

Për herë të parë presidenti Ilir Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Para komisionit hetimor, Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

Argumenti tjeter eshte se mbrojti te drejten për zgjedhje. Dhe solli rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.

Dëshmia e presidentit vijon prej orës 10:00.

“Nuk besoj se Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të jepte një zgjidhje përfundimtare” u shpreh Meta, duke sjellë si rast dhe grabitjen në aeroportin e Rinasit që ndodhi 30 minuta pasi kreu i shtetit kishte zbritur pikërisht nga avioni “Austria Air Lines”

Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përvec akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

“Presidenti i Republikës për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, nga institucionet më të larta qoftë dhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të veçantë në datën 7 qershor, një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin e tij, ose paralajmërimin e tij për shfuqizimin e datës 30 qershor, ka marrë një informacion – i cili natyrisht ishte sekret dhe i kualifikuar, nëse komisionin dëshiron të njihet sigurisht mund të ndodhë – i cili bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e caktuar nga opozita më 8 qershor, përvec akteve të tjera edhe për djegien e Kuvendit të Shqipërisë”, është shprehur Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat